Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Moderatorja e Tv Klan Katerina Trungu është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur ajo e ka njoftuar përmes një fotoje në Instagram ku djali i saj i madh Deo i mban dorën Dartit të sapoardhur në jetë.


“Dy çunat e mi, Deo dhe Darti. Sa shumë ju dua”, shkruan Trungu.

Moderatorja e emisionit “Shije Shtëpie” do të rikthehet në televizion në Shtator. Në puntatën e fundit për këtë sezon të emisionit, ajo u nda mes lotësh me koleget e saj duke i falenderuar të gjithë për mbështetjen. Megjithatë kjo do të jetë një shkëputje e përkohshme nga puna, për t’iu përkushtuar plotësisht vogëlushit të saj.

/tvklan.al