Pas Ylli Manjanit, listës se eksponentëve qe mendojnë se mandati përfituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duhet ta konkretizojnë me përfaqësimin e elektoratit socialist ne kuvend, i shtohen te tjerë emra te tjerë të renditur si kandidate te Partisë Socialiste ne zgjedhjet e 28 Qershorit.

Edmond Leka, i 11-te ne listën e garuesve te selisë roze për qarkun e Vlorës, thotë se problemet me te cilat përballet vendi kërkojnë domosdoshmërish praninë e opozitës ne parlament.

Edmond Leka: “Elektorati i Vlorës është, dmth, duhet të përfaqësohet në parlament, duhet të dëgjohet zëri i qytetit edhe i gjithë qarkut të Vlorës, sepse problematikat janë shumë të mëdha. Ekonomia e vendit është në një periudhë shumë kritike dhe jo vetëm ekonomia. Ka shumë probleme vendi. Ka probleme me arsimin, ka probleme me shëndetësinë që janë kryesore dhe unë mendoj që duhet të përfaqësohemi”.

Ne rast te shpalljes te pavlefshme te mandateve te Partisë Socialiste nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Leka është ai që zëvendëson te pestin e listës fituese ne këtë qark, mandat që aktualisht i takon kreut te PS-se se Vlore, Eltar Deda. 

Te tjerë emra te listës pritëse te PS-se si Valbona Derhemi dhe Mira Shehu thonë se pavarësisht zërave ndryshe, pengese për hyrjen ne kuvend është vendimi i shumicës. 

Valbona Derhemi: “Nuk besoj se do të arrihet deri në atë moment kur të hiqet mandati i këtyre deputetëve. Megjithëse ka zëra ndryshe brenda saj gjithmonë respektohet vendimi i shumicës”.

Ne zgjedhjet e 28 Qershorit Partia Socialiste arriti te fitojë në qarkun e Vlorës 6 mandate deputetesh ndaj katër te Partisë Demokratike./tvklan.al