40 deputet socialistë kërkojnë shkarkimin e Ministrit te Financave Kastriot Islami, siç bëhet e ditur nga burime brenda grupit të socialistëve të deputetëve, lëvizjen për shkarkimin e ministrit e ka iniciuar deputeti Bashkim Fino.
Motivi i shkarkimit është paaftësia e zotit Isami dhe në kërkesën drejtuar zotit Nano janë hedhur 40 firma deputetësh që përfshijnë edhe katarsistët.
Kërkesa e deputetëve për shkarkimin e islamit vjen një ditë pas mbledhje së grupit ku socialistët kanë mbetur shumë të pakënaqur nga reagimet e islamit në lidhje me reagimet e Papadhimës në krye të doganave, ata e akuzuan Islamin se ka dezinformuar qeverinë dhe organet drejtuese të partisë kur ka fshehur të kaluarën e Papadhimës.
Deputetët kritikuan ashpër në mungesë edhe kryeministrin Fatos Nano për emërimin e Papadhimës në krye të doganave duke theksuar se mazhoranca socialiste nuk mund të rrezikoj me skandale të tilla./tvklan.al