Artikulimi i tezes përtej se majtës dhe se djathtës nga ish kryetari i Partisë Socialdemokrate ne Rumani Mirça Xhoana, si dhe përqendrimi i pushtetit ne duart e tij shënuan fundin e një eksperimenti dhe projektimin e një lideri te ri ne radhët e partisë me te madhe te krahut te majte ne Rumani, qe e akuzoi Xhoanën për shndërrimin e partisë ne një SHPK.

Dhe ne analogji me këtë rast brenda radhëve te partive te majta, tashme kur është zyrtarizuar Ponta si kreu me i ri i PSD-se ne Rumani kane reaguar dhe eksponentë te Partisë Socialiste ne Shqipëri.

Ne shqetësimin e tij Marko Bello, i njohur ndryshe si përfaqësues i Lëvizjes për Mendimin Ndryshe ne selinë roze nuk nguron te heqë vija paralele mes ish-kreut te PSD ne Rumani, Xhoana dhe atij në Shqipëri, Rama, liderë këta qe sipas zotit Bello nuk arritën te projektojnë funksionalitetin e koalicioneve dhe mbi te gjitha i çuan partitë drejt humbjes, si pasoje e mungesës se një programi konkret përballë argumenteve dhe tezave te kundërshtareve te tyre.

Marko Bello: “Eksperimente të tipit përtej të majtës dhe të djathtës, eksperimente për politikë të re në thonjëza dhe në fakt për një politikë shumë më të vjetër në përmbajtje janë të dështuara ligjet, ruaj dhe rastin e Rumanisë, për të cilën sapo folëm, kur edhe Xhoana kishte qejf teorinë përtej të majtës dhe të djathtës, por tregoi që ishte një teori shkretëtirë sepse s’kishte asnjë referencë të qartë me elektoratin. Ai ka humbur politikisht, siç humbi edhe zoti Xhoana ne Rumani sepse një parti që nuk kishte një program zgjedhje, një parti që nuk ndërtoi dot aleanca të qenësishme, aleanca të fuqishme dhe një parti që krijoi një ekip të minutës së fundit ku pjesën dërrmuese e zënë miqtë dhe shokët apo njerëz që s’kanë asnjë prejardhje nga politika dhe asnjë kontribut politik, pa diskutim që nuk mund t’i ngrohë dhe t’i bëjë simpatizantët e tu të jenë të motivuar për të mbështetur në fushat elektorale.”

Por në ndryshim nga Rumania në Shqipëri eksperimenti Xhoana nuk mundi të gjejë terren.

Kjo sipas zotit Bello bazohet ne modelin e rreshtimit te mbështetësve te kryetarit Rama ne favor te viktimës si dhe mosrespektimin e statutit nga vete ai pas humbjes ne zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit.

Marko Bello: “Ndryshe nga Shqipëri në Rumani të paktën partia e kupton cili është shkaktari dhe bën operacionin e duhur dhe nuk vuan nga sentimentalizmi apo do të thosha rreshtimi në favor të viktimës, siç ndodh në vendin tonë. Ne e kishim shumë të qartë në statutin tonë, ku thuhej shprehimisht se në rast humbje në zgjedhjet parlamentare kryetari i partisë ose jepte dorëheqjen ose i ndërpritej mandati, gjë që nuk ndodhi sepse zoti Rama mesa duket ishte i papërgatitur për t’u larguar nga drejtimi i Partisë Socialiste”./tvklan.al