Angazhimi i 100 prokuroreve për te bere transparencën e zgjedhjeve te 28 Qershorit shmang konfliktin kushtetues dhe siguron njëherazi një rezultat profesional.
Ky është qëndrimi i studiuesit Artan Hoxha, i cili shkon me tej ne komentin e tij, teksa thotë se, oferta e kryeministrit Berisha për shtimin e një trupe prokurorësh ne fakt është një nder kërkesat e bëra dhe nga faktori ndërkombëtar, sikundër edhe dërgimi i çështjes për hapjen e kutive ne gjykatën kushtetuese.
Artan Hoxha: “Angazhimi i prokurorisë siguron evitimin e një konflikti kushtetues të rolit të komisionit hetimor në atë pjesë që lidhet me hetimin e natyrës penale dhe së dyti angazhon në një trupe të specializuar të shtetit, e cila mund të prodhojë rezultat profesional, i cili pastaj testohet dhe në gjykatë. Ajo çka është më e rëndësishme është që prokuroria është një organ jashtë të dyja palëve në konflikt, një organ i çliruar nga konflikti i interesit”.
Studiuesi Hoxha komentoi gjithashtu dhe refuzimin e selisë roze lidhur me ofertën e bere nga kryeministri Berisha ne seancën plenare te 18 Marsit. Sipas tij kjo rezistence e socialisteve tingëllon absurde.
Artan Hoxha: “Të shmangësh ofertën e angazhimit të prokurorisë, ofertë aspak origjinale e zotit Berisha, por e faktorit ndërkombëtar do të thotë t’i rezistosh çdo oferte të arsyeshme dhe do të thotë që teza e transparencës totale të zgjedhjeve është vetëm një tezë me qëllime politike për të mbajtur lart shkallën e aktivizimit opozitar me forma të natyrës radikalet cilat lidhen me qëllime që i ka në mendjen e tij lideri i opozitës dhe pjesa tjetër e udhëheqjes opozitare”.
Vetëm një dite me pare Partia Socialiste nëpërmjet deputetit te saj Ditmir Bushati deklaroi se nuk nevojiten 100 prokurore për te bere transparencën e zgjedhjeve, por mjafton një komision hetimor qe nuk ndalon hapjen e kutive te votimit./tvklan.al