Deputeti Nikollë Lesi i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit të ushtrojë autoritetin e tij për përgjimet dhe kërcënimet që kryhen ndaj parlamentarëve nisur nga letra publike e socialistit Dritan Prifti. Kryetari i Kuvendit Pëllumbi deklaroi se ende nuk ka marrë një përgjigje nga Ministria e Rendit Publik për çështjen Prifti ndërkohë që kreu i Komisionit të Ligjeve Braho ka kujtuar ligjin e përgjimeve në bazë të të cilit përgjimi i deputetëve realizohet vetëm me aprovim të kryetarit të Kuvendit dhe prokurorit të përgjithshëm. Për këtë çështje Komisioni Parlamentar i Rendit dhe SHISH ka vendsur të thërrasë në javët e ardhshme për raportim kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror. /tvklan.al