Deputeti i Partisë Demokratike, Qani Xhafa, ka përfunduar nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Ai u hetua fillimisht nga Prokuroria e Elbasanit, qytet ku para se te merrte mandatin e deputetit, u ndalua për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.
Pas marrjes së mandatit, Xhafa u kthye në subjekt të posaçëm dhe gjatë gjykimit, Gjykata e Elbasanit, e dërgoi çështjen ndaj tij për kompetencë në strukturën e posaçme dhe hetimet do të vijojnë nga kjo e fundit.
Tv Klan