Vendimi i Gjykatës se Apelit që njohur si kryetar të PD-së, Sali Berishën ka dhënë efektet e para.

Deputetja demokrate e Fierit, Eralda Bano, e cila deri ka bërë pjesë ne grupimin Basha ka bërë ditur se do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

“Jam e vetëdijshme se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të pa përçarë dhe të pathyeshme, sikundër jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve. Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë”, shkruan Bano ne rrjetet sociale.

Nderkohë që sinjal bashkimi dha dhe nje ditë më parë edhe deputeti Kreshnik Çollaku, i cili deklaroi se është dhe do të mbetet deputet i Partisë Demokratike.

Tv Klan