Mesila Doda: “Së bashku me kolegë të tjerë nuk do të ngurojmë që të ndërmarrim nismën e një referendumi popullor, në mënyrë që xhelatët të mos qëndrojnë më në pushtet dhe që Shqipëria të ndahet një herë e përgjithmonë nga e kaluara e saj komuniste. Për të realizuar këtë, do të konsiderohen disa opsione. Së pari, paraqitja e një ligji të ri në Parlament për pastërtinë e figurave të shtetit shqiptar. Së dyti, dërgimi i këtij ligji në Gjykatën Evropianë të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.”
Shegush Ligori: “Dosjet duhet të hapen, por përmes një ligji të ri, për të cilin Partia Socialiste është gati të japë kontributin e saj. Por një ligj që të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit, si dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias sepse Sali Berisha duhet ta dijë se hetimi i krimeve të së shkuarës nuk mund të bëhet për të larë mëkatet e së tashmes./tvklan.al