Tirana pret Vllazninë kryesuese në “Selman Stërmasi”
Derbi i Shqipërisë do të luhet të mërkurën në “Selman Stërmasi”. Tirana do të presë kampionen e dimrit Vllazninë. Shkodranët janë të shkëputur 6 pikë nga vendi i dytë, ndërsa kjo është ndeshja e fundit për këtë vit. Trajneri Nevil Dede e nisi pikërisht ndaj Vllaznisë punën te bardheblutë, duke humbur në sekondat e fundit takimin me shkodranët. Ai i hodhi një sfidë kundërshtarit në konferencën para ndeshjes.
“Do vijnë të mos thyhen minimalisht dhe të mendojnë se nëse nuk humbin as me Tiranën, t’i japin të drejtë vetes të jenë pretendentë për titull. Do doja ta provonin edhe në Tiranë, siç e provuan me fat në Shkodër. Ta provojnë këtu fatin edhe njëherë”.
Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric paralajmëroi një paraqitje të njëjtë si në takimet e kaluar, duke paralajmëruar se skuadra do të sulmojë.
“Deri tani kemi dhënë maskimumin dhe dua të falënderoj të gjithë dhe mendoj që edhe kësaj here do të jetë e njëjtë. Do të luajmë ashtu siç bëmë edhe me Skënderbeun”.
Kukësi do të luajë me Teutën me ndryshim në stol. Rrahman Hallaçi i cili ishte pjesë e klubit zëvendësoi Skënder Gegën. Ai mendon se janw brenda obejektivave.
“I kemi mundësitë për të arritur objektivat, por duhet punë dhe saktificë”.
Po të mërkurën do të luhen edhe ndeshjet e tjera të javës së 12 ku veçohet edhe Laçi – Partizani.
Tv Klan