Reshjet e dëborës që mbuluan për dy ditë veriun dhe juglindjen e vendit janë ndërprerë gjatë së dielës.

Për shkak të reshjeve me intensitet të një nate më parë, në akset rrugore të zonave të veriut sot u desh ndërhyrja e mjeteve borëpastruese

E njëjta situatë ishte edhe në juglindje, aty ku qarkullimi i automjeteve u krye pa probleme.

Megjithatë për shkak të lagështisë në rrugë, Autoriteteti Rrugor Shqiptar bën thirrje për kujdes të shtuar si dhe përdorim të zinxhirëve në zonat malore me prezencë dëbore.

Ne zonat e thella malore te qarkut të Korçës, trashësia e borës këtë të dielë varioi nga 20-30 cm, ndërsa në zonat e thella të qarkut të Dibrës trashësia kaloi mbi 30 cm.

Si pasojë e motit të keq, disa fshatra janë përballur me stakim të energjinë elektike, vetëm në qarkun e Korçës rreth 5 mijë abonentë mbetën pa drita. Autoritetet thonë se janë në terren për të zgjidhur çdo problematike.

Pasditja e së dielës solli përmirësim të motit në të gjithë vendin. Sinoptikanët parashikojnë që e njëjta situatë e qëndrueshme të vijojë edhe gjatë së hënës.

Tv Klan