Gold Ag në momentin kur ka folur për besimin e tij në emisionin Rudina në Tv Klan, është shprehur se nëse bashkëshortja e tij do dëshironte që një ditë të mbulohej, ai do e pranonte me shumë kënaqësi, por për ta detyruar atë nuk do e bëntë kurrë sepse është diçka që ndihet dhe shumë personale.
Rudina Magjistari: Po bashkëshortja jote është besimtae dhe praktikuese si ty?
Gold Ag: Po është besimtare, por nuk i praktikon si unë. Edhe familjen ajo e ka besimtare dhe besoj se në të ardhmen do jemi në rregull.
Rudina Magjistari: Mendon që dhe ajo do bëhet praktikante si ty?
Gold Ag: Nëse do Zoti që ajo ta praktikojë dhe ta bëjë namazin e rregullt pse jo.
Rudina Magjistari: Do të të pëlqente që ajo të zgjidhte të mbuloheshe?
Gold Ag: Unë kam qejf që ajo të mbulojë zemrën prej mëkateve sepse përsa i përket mbulesës është diçka që është personale e saj. Unë nuk ja imponoj askujt.
Gold Ag shprehet se për shkak të pandemisë nuk mundën të bëjnë një dasmë të madhe, por edhe mund të bëhet në të ardhme sepse nëna e tij vetëm një djalë ka, kështu që mund ta ketë qejf që ta shohë atë dhëndër. Gold Ag tregon se në 1 Mars janë fejuar, në 5 Mars kanë bërë kurorëzimin me hoxhë. I pyetur nga Rudina nëse dasmën e shpejtuar për shkak se gruaja e vetë ishte shtatzënë, reperi u shpreh se nuk ishte kjo arsyeja, ai nuk pëlqen që të zgjatet fejesa, apo bashkëjetesa dhe pas 2-3 vitesh të ndahen. Pasi ajo u bë gruaja e tij, vendosën të sillnin në jetë fëmijën e tyre të parë. /tvklan.al