Ngjyra e kuqe në shumë raste përfaqëson gjërat e zjarrta, momentet e bukura dhe gjërat e çmuara. Saqë shumë njerëz e konsiderojnë të kuqen si ngjyrën e fatit dhe të mbarësisë, por jo gjithmonë është kështu. E kur bëhet fjalë për lekët e kuqja, nuk rekomandohet fare.

Ekspertja e kristaleve Fjorza Mullahaj në studion e “Rudina” tregoi se bazuar në rregullat e “Feng Shui” nuk rekomandohet që portofoli të ketë ngjyrë të kuqe, blu dhe apo ngjyra që përfaqësojnë romancën. Kështu që nëse doni të kurseni para, dhe portofolin ta keni të mbushur plot, do bënit mirë ta zgjidhnit me shumë kujdes ngjyrën e tij.

Fjorza Mullahaj: Është shumë e vështirë që ti të mbështetësh gjithë jetën në gjërat tonë. Por, ka disa gjëra që unë mundohem t’i praktikoj dhe t’i aplikoj në përditshmërinë time. Dhe në mënyrën se si vendosen gjërat në shtëpi e kam shumë të rëndësishme dhe portofoli ka lidhje me një nga interesat tona bazë që është ana jonë ekonomike dhe sigurisht që ky është një informacion shumë i rëndësishëm. E kuqja ka lidhje me zjarrin dhe leku me zjarrin nuk mund të qëndrojë. Bluja ka lidhje me ujin dhe i largon, i lë të rrjedhin. Roza, lejlaja dhe këto nuancat që janë romantike, romanca me lekun nuk takohen kërkundi, kështu që leku duhet të qëndrojë brenda një nuance që ka lidhje me tokën, jeshile, kafe dhe e zezë.

Barbara Doda: Dhe nuanca që janë në ngjyrat e parave, gold ose silver./tvklan.al