Dëshmia e dy familjarëve të shtetasit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha në sallën e gjyqit, ka vënë në pozitë gjyqtarë dhe të pandehur. E papritur për ta ka qenë kërkesa jo e zakonshme, duam kockat dhe një varr ku ta qajmë.
Të interesuar për tre të pandehurit që janë vënë nën akuzën e rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes së familjarit të tyre, dëshmitarët kanë përmendur edhe emra të tjerë konkret.
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bashkim Gazidede, Arben Sefgjini, aktualisht drejtor i tatimeve dhe Ilir Kumbaro, personi që gjendet i shtruar në spital në kushte të rënda shëndetësore, janë personat që janë akuzuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës, por familjarëve të Hoxhës i kanë munguar faktet për ta provuar një akuzë të tillë publike. Dhe pse prej 15 vjetësh nuk kanë rreshtuar së investiguari në mënyrë private, ata ndihen të fyer nga një ngjarje e tillë.
Bashkëshortja dhe djali i Remzi Hoxhës, Ardiani, ka dhënë detaje që lidhen më kontributin që Hoxha ka dhënë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tyre e familjarëve ka të bëjë pikërisht me pozicionin që ai kishte Kosovë dhe për këtë fajësojnë ish-Shërbimin Informativ Shtetëror./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani