Akuza të reja në gjyqin ndaj të pandehurve për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Katër ish-zyrtarë të SHIK-ut sipas akuzës, kanë detyruar tre persona të rrëmbyer dhe torturuar të pranojnë se në vitin ‘95 kanë sjellë në Tiranë një sasi armësh për të organizuar një sulm terrorist me përmasa të mëdha. Dhe pse një prej të pandehurve Avni Koldashi, është treguar i gatshëm të pranojë dhe këtë akuzë për të përfituar më pas uljen e dënimit, kërkesa e tij nuk është marrë në konsideratë nga trupi gjykues i çështjes.
Seanca ka rezervuar dhe kërkesat e avokatit të Arben Sefgjinit, për delegimin e çështjes në gjykim në shkallën e parë dhe rrëzimin e akuzës së torturës por këto kërkesa nuk janë pranuar dhe janë rrëzuar nga tokat e zeza. Ekspertët e mjekësisë-ligjore janë treguar korrekt me akt ekspertimin ndaj të pandehurit Budion Meçe, ndaj të cilit është vendosur pezullimi i përkohshëm dhe veçimi i çështjes. Eksperti Admir Sinemadi, ka dorëzuar në cilësinë e provës materiale dokumentin mjeko-ligjor për njërin prej 4 të pandehurve.
Mungesa e një përgjigje për marrje në dijeni të një procesi të tillë penal ndaj Budion Meçes, ishte për shkak për shtyrjen e disa seancave radhazi. Procesi gjyqësor për rrëmbimin e torturimin me pasoja të rënda ndaj Remzi Hoxhës, Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopullit, ka nisur prej mëse 1 muaj. Të akuzuarit e kësaj dosje janë Arben Sefgjini, ish-drejtuesi i degës së SHIK-ut në Tiranë, Avni Koldashi dhe Budion Meçe, ish-Inspektor i SHIK-ut dhe Ilir Kumbaro ndaj të cilit është shpallur kërkimi ndërkombëtarë./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani
Operator: Klodian Keçi