Është ndëshkuar sërish nga gabimet individuale. Këtë vlerësim ka trajneri i Shpresave Alban Bushi pas humbjes së dytë me Sllovakinë.
“Gabime amatoreske dhe individuale gjatë ’90 minutave na dënuan. Kundërshtare ishin me lart se ne fizikisht. E vetmja ndeshje që ekipi nuk u përgjigj ishte e fundit kjo edhe për shkak të mungesave të shumta, 11 lojtarë. Edhe Spanjës po ti heqësh tre lojtarë ka probleme”.
Nuk është ende e qartë se cilët lojtarë do të ketë në dispozicion për ndeshjet e ardhëshme por Bushi nuk i humb shpresat, madje ka rritur objektivat
“Unë do rri mendimin që do i marrim Spanjës tre pikë në Tiranë dhe 1 pikë atje. Dhe tre pikë Estonisë në Estoni. Duhet te mendojmë pozitivisht ne dy takimet me ta, do luftomë të luajmë mirë”.
Tekniku është optimist edhe për edicionin e ardhshëm të kampionatit europian pasi grupi i lojtarëve do të ketë fituar më shumë eksperiencë.
Tv Klan