Dështojnë përpjekjet e partive opozitare në Korenë e Jugut për të rrëzuar Presidentin Yoon Suk Yeol. Anëtarët e Partisë Qeverisëse të Pushtetit Popullor të Presidentit bojkotuan Asamblenë Kombëtare ku u mbajt votimi për të kaluar mocionin e votëbesimit.
U hodhën vetëm 195 vota, nën shifrën 200, që është e nevojshme që votimi të jetë i vlefshëm pasi ky proces u bojkotua nga anëtarët e partisë së Yoon-it. Opozita kryesore, Partia Demokratike ka thënë se nuk do të dorëzohet dhe është zotuar të paraqesë sërish një mocion votëbesimi javën e ardhshme.
Presidenti Yoon Suk Yeol futi vendin në krizë politike kur ai shpalli ligjin e luftës, çka zemëroi jo vetëm opozitën, por edhe mijëra qytetarë, të cilët kanë protestuar për orë të tëra duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Menjëherë, pasi votimi u bojkotuan rrugët pranë Parlamentit u zbrazën nga protetsuesit të cilët u kthyen në shtëpitë e tyre. Më herët, Presidenti Yoon Suk Yeol i kërkoi falje kombit të tij por nuk pranoi të dorëhiqej nga posti.
Klan News