Kryebashkiaku Erion Veliaj mori pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada Hungareze në përfundim të kryesimit 6-mujor të Këshillit të BE-së. Veliaj falenderoi ambasadoren e Hungarisë dhe skuadrën e saj për punën e shkëlqyer.
Erion Veliaj:Po mbaj në duar një simbol si Kubi i Rubikut, të cilin nuk ka rëndësi se nga e kthen, por mund të shikosh ngjyrat e Hungarisë, të Italisë me trengjyrëshin, mund të shohësh Spanjën, gjithashtu Rumaninë, Francën, por mund të shikosh edhe Republikën Çeke dhe Slloveninë. Sigurisht, këtu mund të shohim edhe ngjyrat e Shqipërisë. Më pëlqen ta them këtë edhe për Presidencën Hungareze. Qartësisht ka çështje që duhen debatuar, që u duhen dhënë zgjidhje, por sërish janë të thjeshta kur vjen puna për të ruajtur një pozitë solide në Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa Ambasadorja e Hungarisë në Shqipëri, Martina Laura Kasnyik vlerësoi hapat e rëndësishëm të vendit tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Klan News