Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Zëdhënësi i komisionit shtetëror të zgjedhjeve Zoran Tanevsci ka deklaruar se ka pasur një pjesëmarrje prej 436 mijë e 202 votuesit, nga të cilët kanë votuar për referendumin 409 mijë e 886 votues dhe kundër 21 mijë e 471 votues, ndërsa kanë rezultuar të pavlefshme 4845 vota.

Ashtu edhe siç pritej, por edhe siç u vu re gjatë gjithë ditës së djeshme, ky referendum, i cili synonte të hidhte poshtë ligjin për decentralizimin që u jep më shumë autonomi shqiptarëve, dështoi. Rezultati 26.24% është përshëndetur si një sukses sot nga qeveria maqedonase dhe veçanërisht nga kreu i partisë shqiptare në pushtet, BDI Ali Ahmeti, i cili e quan organizimin e këtij referendumi një kthim prapa.

Ali Ahmeti: “Referendumi nga kthen pas edhe vetë pyetja që shtrohet në referendum, A jeni për ligjin e 1996, nuk do koment tjetër, do të thotë kthehemi 8 vite mbrapa.”

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në opozitë Arbën Xhaferri, shprehet se referendumi ddështoi sepse:

Arbën Xhaferri: “Referendumi është një idiotizëm i llojit të vetë që nuk ofron asnjë zgjidhje, atëherë si mendojnë se nëse mund t’i anulojnë këto ligje, a mund të sillen ligje më restriktive kundër shqiptarëve, ku në Ohër ne kemi fituar mekanizmin e vetos.”

Të qetë dhe paqësor, e ka konsideruar zhvillimin e referendumit përfaqësia e ODIHR-it në Shkup në deklaratën e ditës së sotme, duke evidentuar vetëm disa mangësi organizative. Në fakt, rezultatet e dhëna nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kanë qenë të qarta bojkotit të shqiptarëve i bashkohen edhe vetë maqedonasit. Shkupi me 5 komunat e tij ka arritur nivelin 30%, madje në komunën Kisallavoda iniciuese e mbledhjes së firmës për këtë referendum, rezultati ka qenë vetëm 39.72%. Ndërsa nga zonat me mazhorancë shqiptare pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në Dibër, vetëm me 0,79%./tvklan.al

Gazetare: Mimoza Koçiu