Për të katërtën herë rradhazi ka dështuar sërisht mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Sterilizimin dhe Check up-in.
Edhe kësaj rradhe shkak i mos zhvillimit të saj u bë mosparaqitja në punimet e komisionit të anëtarëve të Partisë Socialiste.
Opozita akuzoi përfaqësuesit e mazhorancës, se me bojkotin që i bëjnë mbledhjeve kanë shkelur rregulloren, ndaj sërisht kërkoi nga Kryeparlamentarja Nikolla që të marrë masa dhe të përjashtojë për shkak të konfliktit të interesit, nënkryetarin e këtij komisioni, Plarent Ndreca dhe deputeten Milva Ikonomi.
Tv Klan