Ndryshimet e bëra nga Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, në projektligjin e barnave dhe shërbimin farmaceutik ka marrë miratimin e komisionit të shëndetësisë.
Me projektligjin e ri Ministria e Shëndetësisë do të licencojë vetëm grosistët e barnave, ndërsa lejet për farmacitë i japin drejtoritë e shëndetit publik në rrethe.
Duke deklaruar se shërbimi farmaceutik ka shumë parregullsi ministrja Godo e vuri theksin te ndryshimet për lehtësimin e procedurave.
Anila Godo: “Kaosi farmaceutik të cilin kam gjetur që ditët e para më ka ngutur që ky është ndër pikat që ne si ministri duhet t’i japim prioritet dhe të ndërhyjmë dhe kam dashur të vëmë pikat mbi i dhe kuptohet bërja e një ligji të mirë ku të mbështetemi për çdo veprim është vënia e pikave mbi i. Dy ligjet për të cilat unë do t’i jepja një rëndësi dhe do të diskutoja sot që pikërisht lehtësimi dhe shkurtimi i procedurave burokratike në hapjen e veprimtarive të reja dhe sidomos që më duket vërtet me rëndësi të jashtëzakonshme mënyrat e reja të autoregjistrimit të atyre barnave që nuk ka, është e tepërt dhe nuk ka nevojë të zvarriten, të zvarriten me dokumentacione dhe me muaj pafund në QKKB”.
Një nga ndryshimet e bëra në projektligjin e barnave janë edhe penalizimet, sipas të cilit farmacistët që tregtojnë barna kontrabandë rrezikojnë ndjekje penale dhe heqje të licencës./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami