Komisioni parlamentar i shëndetësisë kërkon të ndërpritet shtatzënia dhe jo lidhja martesore mes një çifti të prekur nga HIV. Ai vetëm ka plotësuar disa mangësi në ligjin për Kodin e Familjes. Askush nuk do të donte të lidhej me një të sëmurë me HIV, por edhe asnjë nuk pranon të deklarojë se është i prekur nga ky virus përpara martesës. Martesat mes të prekurve me HIV/AIDS nuk mund të ndalohen. Asnjë shtet në Evropë nuk ka arritur të pargjykojë e ndalojë këtë celebrim edhe pas diskutimit të kësaj ideje.
Leonard Solis: “Është kategorikisht e ndaluar që ditën e martesës i sëmuri ose e sëmura me SIDA të paraqesë vërtetimin që është ose jo e tillë. Pra është shkelje e të drejtave të njeriut. Në të gjithë Evropën ndalohet kategorikisht pra dhe ne pjesën e HIV/ AIDS-it nuk mund ta paraqesim dot si vërtetim në certifikatën e Gjendjes Civile. Disa shtete po diskutojnë që duhet futur deklarata që në ditën e martesës të sjellin vërtetimin që nuk janë me SIDA, aktualisht asnjë shtet nuk e kanë përkrahur.”
Komiteti Shqiptar i Helsinkit e quan shkelje të të drejtave të njeriut paraqitjen e certifikatës paramartesore, por komision parlamentar i shëndetësisë nuk kërkon që në certifikatë të deklarohet prekshmëria nga HIV/AIDS-i.
Gjergj Koja, një nga anëtarët e komisionit të shëndetësisë, shpjegon se mirëkupton dëshirën e martesës së dy të rinjve, por duhet të mendojnë edhe për pasardhësit e tyre. Nëse ëshhtë një i sëmurë me virusin HIV, ai kryen dy mëkate, një që e transmeton te partneri, por edhe te fëmija që lind. Për Kojën ligji ekziston dhe ka indikacione për ndërprerjen e shtazënisë.
Certifikata mjekësore paramartesore e lejon martesën vetëm atëherë kur përjashtohen sëmundje që përbëjnë pengesë ligjore. /tvklan.al