Një aksident i rëndë ndodhi natën në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas. Drejtuesi i një taksie dhe pasagjerja e tij humbën jetën, kurse policia ka shpallur në kërkim drejtuesin e mjetit që shkaktoi goditjen nga pas.
Goditja nga pas e taksisë me të cilën po udhëtonte 23-vjeçarja ishte aq e fortë, sa çdo gjë u kthye në një grusht hekurishtesh.
Kurse Elena Abdillari dhe drejtuesi i makinës, 60-vjeçari Bujar Agalliu vdiqën në vend.
Aksidenti i rëndë ka ngritur shume dyshime.
Makina me të cilën dy viktimat po lëviznin nga Durrësi në drejtim të Tiranës u godit nga një Benz, që shoferi e braktisi më pas.
Forca e përplasjes detyroi taksinë të dilte nga rruga dhe të futej në një karburant, çka dhe shkaktoi humbjen e dy jetëve.
Ka dyshime se ky ishte një sulm i qëllimshëm dhe jo thjesht një aksident.
Në sediljen kur ishte ulur 23-vjeçarja nga Tirana u gjet një biletë udhëtimi për në Itali.
Por Policia Kufitare e Durrësit konfirmoi se Elena Avdillari nuk ishte paraqitur në port për të kryer veprime.
Ndërkohë i shpallur në kërkim është një i ri me emrin Fatjon Zhapore. Ai drejtonte mjetin me targa AA 060 SP dhe që goditi nga pas taksinë. Makina ishte blerë një muaj më parë nga Dardan Gjeka, thotë policia.
Dyshimet e deritanshme të hetuesve bëjnë një lidhje midis vajzës dhe djalit dhe për këtë po pyeten familjarët e tyre. Por është herët për të dalë në konkluzione përfundimtare, sa kohë Zhapore nuk është kapur.
/abcnews.al