“Dy luanët drejt Venecias” është filmi më i ri shqiptar. Me regji dhe skenar të Jonid Jorgjit, ky film do ta kishte nisur me të vërtetë rrugëtimin drejt Venecias nëse nuk do të ishim në kushtet e pandemisë.
Me dy aktorët e njohur Vasjan Lami dhe Kastriot Çaushi si personazhe kryesore, “Dy luanët drejt Venecias” është një dramë dhe komedi njëkohësisht. Jonid Jorgji ka treguar se Lami dhe Çaushi sdo të përballen me të papritura gjatë udhëtimit të tyre
“Historia e dy kineastëve shqiptarë që me filmin e tyre të fundit u buzëqesh fati dhe janë të selektuar në festivalin e Venecias. Për t’u nisur drejt Venecias për një shkak shumë banal ata vendosin ta bëjnë udhëtimin me traget dhe makinë në rrugë tokësore dhe detare. Në Bari njihen me dy zonja të hijshme dhe të pashme që rezultojnë se janë aktore për filma për të rritur. Nis një udhëtim me dy personazheve pak konservatorë shqiptarë dhe dy zonjave shumë të bukura dhe shumë të lira”, tha Jorgji për “Jo Vetëm Modë”.
Filmi është xhiruar në Itali dhe Shqipëri. “Ka qenë e vështirë për shkak të pandemisë”, tregoi Jorgji i cili shtoi se filmi kishte buxhet të vogël. Xhirimet kanë zgjatur 21 ditë.
Për mikrofonin e emisionit “Jo Vetëm Modë” ka folur edhe artisti vasjan Lami.
“Jam luan i lodhur në film sepse jam një regjisor që i ka vdekur e shoqja, ka 5 vjet”, tregoi ai./tvklan.al