Regjisori legjendar bëri vetëvrasje të asistuar

Zbulohen detaje të reja rreth vdekjes së regjisorit legjendar, Jean-Luc Godard. Mediat e  huaja bëjnë me dije se regjizori francez vdiq nga vetëvrasja e asistuar në Zvicër.

Avokati i regjisorit legjendar franko-zviceran konfirmoi këtë mëngjes se Godard zgjodhi t’i jepte fund jetës së tij në moshën 91-vjeçare pas një beteje të gjatë me “sëmundjet e shumta”.

Godard u nda nga jeta  në shtëpinë e tij në qytetin zviceran Rolle, në liqenin e Gjenevës, tha familja e tij në një deklaratë, duke shtuar se ai do të digjet dhe nuk do të ketë ceremoni zyrtare.

Ndërsa eutanazia në Zvicër është e paligjshme sepse përfshin një individ të ndryshëm nga pacienti që merr një rol aktiv në vdekjen e tyre, mjekët mund të përshkruajnë një koktej droge, të cilat, nëse gëlltiten ose injektohen nëpërmjet një pike intravenoze, i lejojnë pacientit të marrë jetën e tij.

E përditshmja franceze Liberation citoi një person të afërt me familjen ku shprehej se ”ishte vendimi i Godard dhe ishte e rëndësishme për të që njerëzit të dinin për të”.

Klan News