Njëzet e një (21) persona janë arrestuar nga policia italiane gjatë një operacioni të koduar “Smoke Snake” mëngjesin e sotëm në Napoli. Në këtë operacion ka marrë pjesë edhe policia shqiptare, e cila ka shkëmbyer informacion me homologët italianë.

Tre shqiptarë me iniciale L.C 36 vjeç, E.N. 26 vjeç dhe E.Sh. 39 vjeç janë arrestuar nga autoritetet italiane si pjesë e kësaj organizate kriminale. Policia e Shtetit i ka dërguar informacion Guarda di Finanzës rreth veprimtarisë së shqiptarëve të përfshirë. Burimet thonë për tvklan.al se në Shqipëri ky grup kriminal nuk ka kryer në asnjë rast trafik droge. Heroina dhe kanabisi trafikohej në Napoli të Italisë nga Turqia dhe Holanda. Konkretisht, heroina nga Turqia dhe kanabisi nga Holanda. 

Ky hetim ka nisur nga pala italiane që në Qershor të vitit 2016 dhe prej një viti janë sekuestruar 8 kg heroinë dhe 38 kg marijuanë të kësaj organizate. Ndërkohë, policia thotë se janë sekuestruar edhe 500 mijë Euro pasuri të këtij grupi kriminal, që janë 2 apartamente, 1 makinë, 65 llogari bankare 18 mijë Euro në cash dhe 3 kompani. Tvklan.al mësoi se këto 3 kompani të organizatës së drogës ndodhen dhe kryejnë veprimtarinë në Napoli. Operacioni është ende në vijim pasi në kërkim janë edhe 5 persona të tjerë.

/tvklan.al