Teksa edhe shumë pak ditë na ndajnë nga fillimi i shkollës, ekipet e terrenit të Bashkisë së Tiranës po sigurohen që çdo gjë të jetë gati për të pritur fëmijët.
Tashmë shkollat po dezinfektohen që kur nxënësit të nisin mësimin të jenë sa më të sigurt në këtë kohë pandemie. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka vetëm një kërkesë për fëmijët, që të mësojnë sa më shumë dhe të kujdesen për shëndetin.
“Edhe pak ditë dhe fillon shkolla! Ekipi po kujdeset për dezinfektimin e çdo shkolle që nxënësit të jenë më të sigurt, por gjithmonë më të kujdesshëm në këtë periudhë pandemie. Çdo gjë është gati! Ju duhet vetëm të mësoni dhe të kujdesuni për shëndetin tuaj!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
/tvklan.al