Një rrëfim i fortë është bërë nga Nazmia gjatë seancës së ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq”. Ajo shprehu përgjatë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se nuk ka dashur kurrë asnjë prej partnerëve të mëparshëm e as të tanishmin të vajzës së saj, Artës.
Për ish-bashkëjetuesin e dytë të së bijës, i cili ka ndërruar jetë nga një infarkt dhe kanë një djalë 3 vjeç që jeton me Nazmien, thotë se ka vrarë dikë. Arta ngulmon se s’ishte faji i bashkëjetuesit të saj të ndjerë, por i personit tjetër që vdiq.
Nazmie: Unë e kam mbajtur, e kam rritur 3 vjeç! Më vjen keq për atë fëmijë, ka lindur i dobët! Nuk pinte ilaçe moj znj. Eni!
Arta: Nuk doja t’i pija ilaçet, nuk doja! Nuk doja t’i pija!
Ardit Gjebrea: Çfarë ilaçesh?
Nazmie: Ilaçet e bebit që të dilte çuni mirë.
Arta: Ka dalë çuni shumë i dobët.
Eni Çobani: Vitaminat.
Nazmie: Znj. Eni, e di ç’ka ndodhur? Vrau një burrë dhëndri!
Arta: E vrau moj se kishte arsyet e veta!
Nazmie: Ndenji dy vite në burg, ne e mbajtëm.
Nazmie: Po nuk e kishte fajin ai mi, e kishte fajin ai tjetri! Ai nuk e vrau! Ai veç me grusht i ra, por ai kujtoi se ishte gjallë! Patën një konflikt dhe i gjuajti, ai kujtoi se ishte gjallë, ai kishte vdekur, e futi dy vjet në burg e doli pastaj.
Ardit Gjebrea: Nuk kishte faj burri yt, e kishte fajin ai që vdiq?
Arta: Po, ai.
Nazmie: Fajin e pati ai, dhëndri!
Eni Çobani: Për çfarë e pati fajin ai?
Nazmie: Ashtu ishte ai, znj. Eni, ishte…
Arta: Si ishte moj?
Eni Çobani: Prandaj nuk e ke dashur as të dytin?
Nazmie: Po.
Arta: As të tretin nuk e do ti! Kë do duash ti mi?
Nazmie: Nuk dua asnjërin, dua atë të sëmurin që kam në shtëpi./tvklan.al