Mbrëmë në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, rrëfeu momentet më kyçe të jetës dhe karrierës së tij prej kolosëve të kinematografisë shqiptare regjisori Dhimitër Anagnosti. Pas studimeve në Moskë ku u diplomua si kinooperator, Anagnosti me rikthimin në vendlindje mban autorësinë e shumë filmave që do të mbeten gjatë në memorien kolektive. Filmi i tij i parë si regjisor ishte “Komisar i Dritës” në 1966. Por si e komenton Anagnosti censurën kinematografike të kohës.
Dhimitër Anagnosti: “Na ishte thënë qartë. Ne filmin nuk e kemi mall për të bërë.. ne filmin e kemi propagandë, … kopja e parë edhe kjo kopja e parë shkonte në bllok edhe shifte shoku Enver”.
I rikthyer në atelienë ku ai ka kaluar një pjesë të mirë të punës duke xhiruar filma, po aty në 2009 dha këtë intervistë ku kinemaja mbizotërojë bisedën e tij. Po sot a ka vdekur kinematografia?
Dhimitër Anagnosti: “Vendet si Shqipëria për të krijuar një kremtografi që të bëj 10-15 filma në vit kinema nuk ka. Po të paktën ato 2-3 filma të bëhen filma realisht të mirë, realisht të mirë”.
Për sa i përket angazhimeve të tij në politikë dhe lidhjen që artistët krijojnë shpesh herë me të, regjisori ndan pak nga angazhimet e tij e shikuesit e emisionit Opinion.
Bledni Fevziu: Anagnosti a ka qenë politika një pasion i juaj?
Dhimitër Anagnosti: “Absolutisht jo. Absolutisht jo”.
Blendi Fevziu: Si shpjegohet atëherë që u aktivizuat në PD në 1991?
Dhimitër Anagnosti: “Atëherë e mora si një detyrë qytetare pa qenë anëtari i asnjë partie absolutisht, për të dhënë ndihmesën time aq sa mund të jepja”.
Emisioni Opinion gjatë transmetimet e tij do të sjellë në vijim rrëfimet e plotë emrave të suksesshëm të artit shqiptarë, kontributi i të cilëve është i pranishëm kudo./tvklan.al
Gazetari: Drini Zeqo