Faza finale e kampionatit të futbollit në salla është përfshirë nga dhuna. Takimi i fundit që u zhvillua në Elbasan është kthyer në një arenë sherri, protagonistë të së cilit kanë qenë lojtarët vlonjatë.

Ka qenë minuta e 26 e sfidës Tirana-Flamurtari, ku një vendim i arbitrit Ardian Rama ka acaruar Artan Qepekajn.

Lojtari i skuadrës vlonjate ka shfryrë dufin e tij menjëherë dhe veprimi bëri që i gjithë ekipi të shpërthente.

Policia ka hyrë në fushë për të qetësuar situatën dhe arbitri Rama është munduar t’i kundërpërgjigjet sulmit duke qëlluar një nga lojtarët e Flamurtarit.

Situata pas disa minutash u vu nën kontroll, por vendimi që fitorja iu caktua Tiranës në tavolinë solli kundërshtimin e futbollistët e Flamurtarit, por kësaj here policia ka reaguar më shpejt.

Me këtë vendim Tirana u shpall kampione, por sporti përsëri tregoi se nuk i është larguar dhunës që shfaqet vazhdimisht në fusha e pallate sporti. /tvklan.al