Policia ka reaguar pas dhunimit të koordinatorit të LSI në Fushë – Krujë, Blerim Çela.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat thuhet se rreth orës 18:00, persona ende të paidentifikuar e kanë goditur me sende të forta 40 – vjeçarin Çela.
Sipas policisë, ai ka qenë duke u futur në një lokal, kur është konfliktuar dhe goditur nga disa persona.
Për rastin është ngritur një grup hetimor, që po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Krujë/Në datë 18.06.2017, rreth orës 18:00, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin B.Ç. rreth 40 vjeç, banues në Fushë- Krujë, Drejtor i Shkollës 9-vjeçare në Fushë Krujë.
Shtetasi B.Ç. ka qenë duke u futur në një lokal, Bar- Kafe në Fushë Krujë kur është konfliktuar dhe goditur nga disa persona.
Shtetasi i mësipërm ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën ku po merr ndihmë mjekësore.
Me të marrë njoftim menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Nën drejtimin e Prokurorisë po merren dëshmi nga vendngjarja, sekuestrohen pamje filmike si dhe kryhen veprime te tjera proceduriale për të zbardhur ngjarjen dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët.
/tvklan.al