Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Edhe sot pasdite mitingu i paligjshëm i Partisë Demokratike, ka degjeneruar në një manifestim dhune ku janë goditur me dhunë institucionet dhe janë keqtrajtuar gazetarët. Disa individë nga turma e përkrahësve të PD, kanë qëlluar dhe ushtruar dhunë ndaj një fotoreporteri amerikan. Ndërsa zëdhënësi i kësaj partie Paloka, ka kërcënuar grupin e xhirimit të TV Klan.
Duke parë që gjendja në mitingjet e PD, sa vjen e bëhet më e dhunshme, duke parë që forcat e rendit nuk kanë ndërmend të garantojnë sigurinë e gazetarëve, Departamenti i Informacionit të TV Klan, duke i kërkuar ndjesë shikuesve deklaron, se për arsye profesionale dhe sigurie, nuk do të pasqyrojë më mitingjet e PD, përsa kohë ato do të vazhdojnë të provokojnë dhunë./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori