Një shqiptar në Greqi ka humbur jetën pasi është dhunuar barbarisht nga persona të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në zonën e Atikës në Athinë. Sipas mediave greke, 65-vjeçari shqiptar u gjet me plagë të rënda në oborrin e shtëpisë së tij.
Në atë moment ishte i plagosur dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor.
Por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte për shkak të dëmtimeve që kishte pësuar në kokë dhe në kraharor.
Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Policia greke ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet. /tvklan.al