Një 58-vjeçar ka bërë një kallëzim në policinë e Shkodrës, pasi sipas tij disa persona kanë dhunuar varrin e një të afërmi të tij. Personat në fjalë nuk janë identifikuar ende, ndërkaq po punohet për kapjen e tyre.
“Më datë 08.08.2024, shtetasi F. Sh., 58 vjeç, ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar i kanë dhunuar varrin e një të afërmi të tij, në fshatin Rrjoll. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme,” njoftojnë blutë e Shkodrës./tvklan.al