Një 27 vjeçar është arrestuar në Kamzë. Mësohet ai qëlloi me armë zjarri pas një sherri të momentit me një person tjetër. Në banesën e tij u gjet pistoleta bashkë me municion luftarak. Rezulton se i riu ka precedent të mërparshëm penal për mashtrim.


“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Moment”. Qëlloi me armë zjarri pistoletë, në ajër, pas një konflikti të çastit me një shtetas, arrestohet 27-vjeçari. 27-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimit. Policia gjeti në banesën e 27-vjeçarit dhe sekuestroi armë e zjarrit pistoletë, me municion luftarak.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besëlidhja”, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Moment”, për kapjen e tij. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u arrestua shtetasi F. H., 27 vjeç, banues në Domje, me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimit. Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. H., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në ajër, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

/tvklan.al