Rastet e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave vijojnë të trondisin vendin.
Këtë herë, një 42 – vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi dhunoi fizikisht djalin e mitur dhe gruan e tij.
Ai është Dritan Xhafa, banues në Kareç dhe sipas policisë, gjatë ditës së mërkurë, rreth orës 05:00 Xhafa ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 41 – vjeçare N.Xh dhe djalit të tij 13 vjeçar me iniciale M. XH.
Gjithçka mësohet të ketë ndodhur për motive të dobëta./tvklan.al