Këngëtarja Kejsi Tola ka festuar ditëlindjen në një festë bashkë me miqtë e saj të zemrës. “Jo Vetëm Modë” nuk mund të mungonte pasi ndryshe nga herët e tjera ajo e festoi në këtë mënyrë. Kejsi kishte rezervuar një surprizë të veçantë për të ftuarit e saj specialë pasi lançoi këngën më të re.
“Do lançoj këngën time të re që është “Për ty”, kështu është titulli i këngës. Ideja ishte që kënga në fakt e kisha menduar të dilte pak më herët, por për shkak të të gjitha gjërave që ndodhin në procesin e krijimit të një kënge, videos, e të gjithë gjërave të tjera, ngeli që u shty aq gjatë saqë pastaj u bë edhe ditëlindja bashkë dhe të gjithë njerëzit që konsultohem më thanë pse jo t’i bëjmë të gjitha bashkë. Ishte vërtetë një rastësi sepse nuk doja ta bëja kështu. Jam shumë e lumtur që vij prapë me një këngë të re për gjithë publikun, për gjithë ata që më pyesin kur do jetë një këngë e re dhe uroj që të gjithë ta pëlqejnë”, tha ajo.
Një këngë dashurie, por a i dedikohet dikujt?
“Mendoj që të gjithë do ta kenë për dashuritë e tyre sepse është një këngë dashurie. Patjetër edhe unë kam dedikimet e mia të dashurisë, por në këtë rast Rozana Radi është ajo që ka shkruar tekstin edhe kështu vendosëm me të që ta titullojmë “Për ty”. Kjo këngë nuk i dedikohet dikujt specifikisht. Është një këngë dashurie dhe mendoj që të gjithë përfshihemi në të”.
Bëhuni gati pasi Kejsi Tola ka disa plane. Ajo zbuloi se disa këngë të reja për të publikuar në të ardhmen.
“Uroj që projektet e tjera të mos zgjasin sa zgjati kjo pauza këtë herë. Jam duke përgatitur disa këngë të reja në të njëjtën kohë. Uroj që çdo gjë të shkojë ashtu siç e kam planifikuar edhe mendoj që vera do të ketë një projekt tjetër e në vazhdim pastaj”, tha ajo./tvklan.al