Ministri italian biseda telefonike me Ramën dhe Bashën
Reforma Zgjedhore ishte në qendër të dy bisedave të ndryshme telefonike që ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio zhvilloi me Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Di Maio shprehu vlerësimin e tij për marrëveshjen e arritur deri tani nga forcat politike për Reformën Zgjedhore si dhe ftoi të dy liderët t’i përmbahen kësaj marrëveshjeje për miratimin e ligjit në parlament përpara pushimeve verore.
“Çështjet që ende duhen diskutuar janë të rëndësishme’, pohoi ministri, por duke theksuar se “po kaq e rëndësishme është edhe ruajtja e një fryme konstruktive si dhe të qenit të hapur për dialog”.
Sipas tij, miratimi i një ligji të ri zgjedhor konfirmon faktin se të dy palët mund të punojnë së bashku për arritjen e objektivave të përbashkëta.
Di Maio kërkoi edhe përshpejtimin e implementimit të plotë të Reformës në Drejtësi.
Tv Klan