Lajme Arkiva 2003

Të fillohen bisedimet me Serbinë apo jo? Mbase kjo është pyetja e fundit që ditëve të fundit sillet në kokat e politikanëve tanë ndonëse ideja e Stainerit vlen jo për të gjithë ata që janë në krye të vendit.

Disa nga partitë tona politike tashmë janë deklaruar për dialogun Prishtinë-Beograd, por po-ja e tyre thuhet me një kusht, që të hartohet platforma e bisedimeve dhe më pas të vendosin institucionet e vendit, kuvendit dhe qeveria. Kjo e fundit ka hedhur topin e para, ndërsa kuvendi ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje definitive përveç refrenit tashmë të njohur se jemi për bashkëpunim me shtetet fqinje.

Ndryshe Veton Surroi botuesi i të përditshmes “Koha ditore”, mendon se forma dhe momenti se si është bërë ky paralajmërim nuk është i duhur. Një gjë të tillë Surroi e arsyeton me faktin se institucionet e Kosovës nuk janë të përgatitura që të zhvillojnë negociata për çështje praktike me Beogradin zyrtar.

Veton Surroi: Mendoj se për mungesë kompetencash në vendimmarrje, pala kosovare do të jetë e pabarabartë në këto negociata ndërsa UMNIK-u paraqitet në një rol të dyfishtë edhe si ndërmjetës, por edhe si palë negociatore që nuk është çështje produktive dhe që nuk është parë deri më tani.

Më pas botuesi i të përditshmes Surroi thotë se për të hyrë në negociata me Beogradi të gjitha partitë politike duhet të merren vesh dhe të dalin me një platformë. Sipas tij brenda kësaj platforme do të duhet të caktohen detyrat e ekipit negociues.

Veton Surroi: Ne kemi shkuar në një rrugë të mbrapsht. Kornizën e negociatave e ka caktuar kryeadministratori, vendin e ka caktuar kryeadministratori, përbërjen e ka caktuar kryeadministratori duke i ftuar ministrat e Serbisë. Ne si Kosovë jemi para një akti që duhet zbërthyer, do krijuar platformë me këtë negociatorë kornizë brenda së cilës janë zhvilluar negociatat ose të pranohet kjo iniciativë dhe të dështohet në negociata. Atëherë do të acarohet edhe jeta politike këtu, por edhe mundësitë e negociatave me Beogradin nesër./tvklan.al