Kanali i ujitjes Tomin-Brezhdan në rrethin e Dibrës është drejt përfundimit të rehabilitimit të tij. Ky kanal është ndër veprat më të vjetra në këtë rreth dhe i është nënshtruar një rikonstruksioni që pritet të përfundojë në fund të këtij muaji.
Pasi pa nga afër këto punime, ministri Gjana foli për investimet në bujqësi, ku deklaroi se politikat e qeverisë së djathtë do të jenë gjithnjë e më shumë pranë fermerëve.
Jemin Gjana: “Një vepër që po strukturoret për herë të parë me një fond që shkon rreth 300 mijë dollar, në një gjatësi rreth 4.5 km vë në ujë rreth 500 Ha tokë më një prurje prej rreth 500 litër/sekondë. Një vepër e cila besoj do të mbyllet në fund të majit në ditët e para të qershorit që të jetë e gatshme për sezonin e ujitjes.”
Vitin e kaluar në rrethin e Dibrës përfundoi edhe rehabilitimi i kanalit të ujitjes të Setës. Së shpejti pritet që rreth 1850 hektarë të rivihen nën ujë duke zgjidhur një problem shumë të rëndësishëm për fermerët e këtij rrethi./tvklan.al
Gazetar: Eno Luarasi