Një tjetër aksion do të fillojë për të gjitha pikat të cilat tregtojnë produkte dhe nënprodukte të mishit jashtë standardeve. Ministri i Bujqësisë dhe zhvillimit rural Niko Peleshi lajmëroi se kontrollet do të shtrihen në 4 hallka, duke nisur me vëzhgimin e thertoreve, tregun e kafshëve të gjalla, transportin e tyre e deri te pikat e tregtimit me pakicë. Ai tha se të gjithë duhet të jemi të sigurt për ushqimin që konsumojmë.
Qeveria premtoi se do të ketë tolerancë zero edhe në këtë aksion. Thertoret e palicesuara do të mbyllin, e ndërsa ato që nuk plotësojnë kushtet do tu hiqet licenca. Peleshi tha se penalitete do të ketë edhe për zyrtarët e Autoritet Kombëtar të Ushqimit që i kanë dhënë leje.
Tv Klan