Dy automjete janë djegur gjatë natës në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:25, teksa dy automjetet “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong” kanë qenë të parkuara.
Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
/tvklan.al