Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në autostradën Tiranë-Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, dhe dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një defekt teknik në mjet.
Për pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.
/tvklan.al