Një arkitekturë e veçantë në periferi të Tiranës nga arkitekti i njohur Fran Silvestre i jep jetë një projekti inspirues që bën bashkë luksin dhe natyrën.

“Gaia Villa’s” është një oazë i bukur në Mullet në zonën lindore të Tiranës. E vendos në zemër të natyrës “Gaia Villa’s” është e përbërë nga 13 vila të cilat ofrojnë një ambient të qetë dhe të freskët.

E vendosur vetëm 10 minuta larg qendrës së Tiranës dhe 2 kilometra larg nga qendra tregtare TEG, rezidenca ka një akses të lehtë në autostradën Tiranë-Elbasan. Në emisionin “Me Çelësa në Derë” inxhinieri Adrian Asllani ndan më shumë detaje rreth kësaj rezidencë dhe fasilitetet që ajo ofron.

Adrian Asllani, inxhinier: Secila parcelë e vilës ka një sipërfaqe prej rreth 500-600 metra katrorë, klientët mund të zgjedhin që të kenë një pishinë brenda kësaj parcele.

Orinda Huta: Megjithatë hapësirat e secilës prej parcelave janë të njëjta apo variojnë nga vila në vilë?

Adrian Asllani, inxhinier: Jo variojnë sipas llojit të vilës sepse kemi vila të ndryshme që shkojnë nga 300 deri në 350 metra katrorë. Brenda kësaj parcele do të ketë dhe dy poste parkimi të cilat do të jenë të mbuluara me një strukturë të lehtë. Rruga është e bollshme për dy kalime, me trotuare anash dhe ndriçim në çdo distancë të caktuar në njërin krah, por do të jetë ndriçim i ulët, jo i lartë në mënyrë që të përzihet me pemët./tvklan.al