Një ditë përpara ndeshjes me Modriça Maksima për turin e parë eliminator të Champius League, trajneri i Dinamos ka dalë në një konferencë për shtyp e ka bërë një orë me vonesë dhe ka kërkuar falje duke dhënë si argument për vonesën se i ishte dashur të merrej dhe me organizimin e udhëtimit të skuadrës nga rezidenca e Linzës ku ishte grumbulluar skuadra, deri në klub ku ka zhvilluar stërvitjen e fundit.
Marcelo Zuleta: “Kam parë disa video të ndeshjeve të skuadrës kundërshtare, ata do të vijnë këtu me disa mungesa, por ne nuk njohim lojtarët rezerv. Edhe ne do të kemi mungesa por gjithsesi mbrojtjen e kemi të fortë, jemi pak në vështirësi në mesfushë. Në ndeshje do të futemi për të fituar, futbolli përmban të 3 rezultatet por unë nuk dua ta mendoj humbjen, puna ime nis me nje ndeshje jo të zakontë, nis me një ndeshje në Champiuns Ligue dhe unë kam përgjegjësinë maksimale për këtë takim”.
Në “Qemal Stafa” në mbrëmjen e së martës në orën 20:00 Dinamo do të luaj kundër Modriça Maksima, takimi do të transmetohet në supersport./tvklan.al
Gazetari: Erion Todhe
Operator: Gentian Koçi