Marcelo Zuleta ka besim se skuadra e tij do të bëjë më të mirën në ndeshjen e parë të Champions League.

Pas nëntë ditësh punë si trajner i Dinamos argjentinasi tregon përshtypjet e para.

Marcelo Zuleta: “Nga ana fizike jemi kompensuar, por po na mungon pak kohë”.

Në Mavrov kemi punuar shumë nga ana fizike, thotë ai. Ne kemi pak kohë të përmirësojmë dhe anën teknike. Mendoj se katër ditët që vijnë do të punojmë më mirë. Nuk them se do të fitojmë, por kam besim tek futbollistët se do të japin më të mirën e tyre në këtë ndeshje, kanë qenë fjalët e trajnerit argjentinas.

Të martën në “Qemal Stafa” në një grup arbitrash francezë Dinamo do të luajë kundër boshnjakëve të Modrica Maksima për turin e parë eliminator të Champions League./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe