Pas humbjes në derbin me Partizanin dhe barazimit me Skënderbeun në Korçë, te Dinamo synojnë të kthehen te fitorja në sfidën e së shtunës me Teutën.
Pikët nevojiten, pasi diferenca mes skuadrave nuk është e madhe dhe duhet që të jenë pjesë e katërshes së parë në renditje.
“Diferenca me Teutën është prej 4 pikësh. Kemi barazuar në fazën e parë. Me mungesa jemi njësoj. Është një ndeshje le të themi në situata të barabarta, por ne na duhet qe të kthehemi te fitorja për të vijuar në rrugëtimin tone”, thotë Ilir Daja, trajneri i Dinamos.
Java e 15 e Superiores u hap me përballjen Bylis – Vllaznia. Skuadra mallakastriote befasoi atë shkodrane duke e mundur me rezultatin 1 – 0 falë golit të nigerianit Malomo në pjesën e parë.
Tv Klan