Kur kanë kaluar më shumë se 15 ditë nga nisja e protestave të Janarit, studentët e disa fakulteteve u janë rikthyer masivisht auditoreve për të rifilluar mësimin.
Mëngjesin e kësaj të martë, studentët në Fakultetin Ekonomik pranuan se procesi mesimor po shkon drejt normalitetit. Mësimi ka vijuar qetësisht edhe në godinën e Universitetit Politeknik. Ndonëse më të paktë në numër, një pjesë e studentëve vijojnë protestën. Juridiku është i vetmi fakultet që veç bojkotit, vijon me ngujimin.
Bojkot të plotë ka edhe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.
“Bojkoti do të vijojë tek Filologjiku deri në plotësimin e kërkesave”.
“Ne duam të kthehemi në mësim, por jo me këto kushte të vëna”.
Bojkoti i mësimit vijon këtë të martë edhe në Fakultetin e Shkencave Sociale, tek Gjeologji – Minierat, dhe pjesërisht në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Në pritje të një vendimi nga asambleja, janë edhe pedagogët, një pjesë e të cilëve kanë mbështetur kërkesat e studentëve.
Tv Klan