“Kjo dritare e auditorit 101 do të mbahet mend që shërbeu si e vetmja hyrje për në Fakultetin Juridik përgjatë 30 ditëve të ngujimit. Por nga sot studentët janë ulur për të bërë mësim”.
Kjo e hënë e gjeti Fakultetin Juridik të kthyer në normalitet. Studentët janë rikthyer për të vijuar mësimin në auditorët e tyre. Edhe në sekretarinë mësimore ka rinisur puna.
Ndërsa grupi i studentëve që u ngujuan për 30 ditë, zgjodhi të bëjë një rezistencë të fundit duke marshuar nëpër korridore.
“Ishte protestë maratonë kjo e studentëve që zgjati prej më shumë se 60 ditësh. Ata marshuan nëpër rrugë, bojkotuan mësimin, u ngujuan nëpër fakultete. Po çfarë fituan studentët në përfundim të saj?
“Nuk është pak që 40 mijë studentët të dalin në shesh, ishte protestë kolosale”,
thotë një student
.
“Mendoj se pikat nuk janë plotësuar, por aq sa fituam është mire”
, shprehet një tjetër.
Këtë të martë dolën para Komisionit të Medias dekanët e 3 fakulteteve, që u ndalën tek rezultatet që solli protesta studentore. Dekanët e vendosën theksin edhe njëherë tek buxheti i pamjaftueshëm për Arsimin e Lartë.
Tv Klan