Disa persona mbetën të vrarë, ndërsa shumë të tjerë të plagosur si pasojë e një stuhie të papritur rrufesh që goditi një zonë malore në jug të Polonisë.
Sipas BBC, rrufetë mësohet se goditën një grup turistësh, të cilët ndodheshin në majën e Giewont, një mal i famshëm në vargmalet Tatra.
Ekipet e shpëtimit thanë se të goditur nga rrufetë në zonë janë të paktën 12 persona, megjithatë numri i saktë i viktimave apo të plagosurve nuk dihet ende. Mediat vendase shkruajnë se mes viktimave është edhe një fëmijë.
Tymczasem w #zakopane jakby wojna! #podhale #thunder #grzmot #pioruny #thunderstorm pic.twitter.com/IG8m9DnAdx
— Maciej Kleniewski 🇪🇺🇵🇱 (@mkleniewski) August 22, 2019
Rrufetë mësohet se goditën një kryq të madh metalik që ndodhet në majë të malit Giewont, gjatë kohës që në zonë ndodheshin shumë persona./tvklan.al